Tekst: (1954-).

Muzikë: , 1864.


Ësht’ e vërtet’, Aí shëron,
Me fjalën që ai e dërgon.
Nga çdo sëmundje më çliron,
Ai ripërt’rin edhe shëron.

Ai më shëron, ai më shëron;
Veç me një fjal’ ai më shëron.
Për k’të unë do t’dëshmoj gjithmonë:
Veç me një fjalë ai më shëron.

Kur unë në prova po qëndroj,
Në rrug’ të err’ta unë po shkoj,
Sa herë rrëfej unë plot besim:
Jezusi është mjeku im.

Këtë t’vërtet’ unë do të shpall,
Që fjala jote ësht’ e gjall’.
Të verb’rit marrin prapë shikim
Dhe djajtë ikin me nxitim.

Çdo faj dhe çdo sëmundje shkon
Kur Ai në zemër mbretëron.
Mallkimi është shkatërruar;
Nga plag’t e tij jam i shëruar.